Informacionet e fundit nga bota në lidhje me pandeminë covid-19 mund t’i lexoni më poshtë.
Spanja: Në 24 orët e fundit raportohen 241 viktima dhe 10,799 persona të infektuar, transmeton GazetaShneta.
Franca: Shtohen dhe 10,008 raste të reja me covid-19 në 24 orët e fundit në Francë.
SHBA: Numri i viktimave në SHBA ka tejkaluar 200,000, numri më i lartë në botë.
Brazil: Pas SHBA-së, Brazili zë vendin e dytë përnga numri i lartë i viktimave në botë.
Izrael: Izraeli shënon numrin më të lartë të rasteve ditore, për këtë qeveria planifikon masa të rrepta kufizuese.
Skoci: Në një sallë të universitetit në Skoci ku ishin qindra student, dyshohet të kenë pasur kontakt me një person të infektuar.Studentëve i’u është kërkuar të vetë-izolohen derisa të përfundoj gjurmimi i kontakteve./GazetaShneta/