Një rritje e dukshme e rasteve ditore është përhapur në tërë Evropën.Më poshtë, mund t’i gjeni disa nga shtetet të cilat po përballen me një valë të dytë të covid-19.
Portugalia: Në Portugali, sot do të fillojnë masa të ashpra anti covid, pasi vendi po përjeton një rritje të ndjeshme të rasteve ditore shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Çeki: Autoritetet kanë mbyllur shkollat dhe baret gjatë ditës së djeshme, pasi numri i rasteve ditore është në rritje – rekordi i deri tanishëm është më shumë se 9 mijë të infektuar.
Gjermania: Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë apel tek të rinjët që të respektojnë masat kufizuese dhe ato mbrojtëse.Deri më tani, rekordi i shënuar në Gjermani është mbi 6 mijë të infektuar brenda 24 orëve.
Ndërkohë, sipas BBC, Ministri i Shëndetësisë në Gjermani ka thënë se rritja e papritur e rasteve ditore është për shkak të papërgjegjësisë së qytetarëve.
Italia: Italia ka shënuar rritjen më të lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.Vetëm brenda 24 orëve të fundit, vendi shënoi mbi 7 mijë raste./GazetaShneta/