E tërë Evropa ka shënuar një rritje të dukshme të rasteve të infektimit me Covid. Vetëm në Gjermani janë regjistruar mbi 65 mijë raste të reja me Covid.
Më poshtë, lexoni më shumë në lidhje me gjendjen aktuale të pandemisë në Evropë.
Gjermani: Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 65 mijë e 371 raste të infektimit me Covid. Qeveria ka votuar në favor të masave anti covid, të cilat përfshijnë kufizimin e transportit publik për njerëzit që janë vaksinuar.
Belgjikë: Kontrolle të reja po vendosen në Belgjikë, ku fëmijët e moshës 10-vjec e lart do të duhet të mbajnë maska në ambiente të mbyllura, si dhe punëtorët duhet të punojnë nga shtëpia katër ditë në javë.
Poloni: Janë regjistruar shifra të larta të infektimit me Covid në Poloni. Rreth 30 për qind të rasteve janë rritur javët e fundit, ndërsa Holanda pritet të zgjas pushimet.
Angli: Rastet e infektimit me Covid janë rritur ndjeshëm te fëmijët në Angli, sipas të dhënave të fundit./Gazeta Shneta/
Burimet e informacioneve: BBC