Lexoni më tej në lidhje me ngjarjet e fundit nga shtetet si Spanja, Zvicra dhe Greqia.
Spanjë: Është një nga vendet më të goditura evropiane nga COVID-19, shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.Pandemia ka goditur cdo cep të vendit, duke filluar në Kataloni ku shumë punëtorë shëndetësor janë të prekur nga virusi, ndërsa në qytetin Lleida vazhdon karantina, mirëpo dita e ditës rastet vazhdojnë të rriten, përcjell GazetaShneta.
Zvicër: Shoqata e Gjinekologjëve dhe Obstetrikës në Zvicër, informoi se gratë shtatzëna duhet të konsiderohen si një grup në rrezik për COVID-19.Sipas tyre, gratë shtatzëna vazhdojnë të jenë 3-5 herë më shumë të rrezikuara ndaj simptomave të COVID-19, raportojnë mediat zvicërrane.
Greqia: Në Greqi, po shqyrtohen masat të ashpra anti-Covid si mbajtja obligative e maskës në vende të mbyllura.Kjo pasi kohëve të fundit janë paraqitur raste të konfirmuara me COVID-19./GazetaShneta/