Lajmet e fundit rreth pandemisë në vendet evropiane mund t’i lexoni më poshtë.
Gjermania: Shteti gjerman ka raportuar një rekord të infeksionit.Në 24 orët e fundit, vendi raportoi mbi 33 mijë raste pozitive dhe 813 viktima shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Rusia: Rusia regjistroi 611 viktima në 24 orët e fundit, pothuajse aq i lartë sa rekordi i ditës së premte.
Republika Çeke: Restorantet, hotelet dhe bizneset në Çeki u rihapën vetëm dy javë më parë pas bllokimit, mirëpo infeksionet u rritën përsëri.Andaj, qeveria çeke ka marrë vendim në rikthimin e masave.Këtë herë bizneset do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00-05:00.
Zvicër: Udhëheqësit zviceranë priten të marrin vendim për të vendosur masa anti covid, pasi 102 viktima janë regjistruar përgjatë ditës së djeshme./GazetaShneta/