Drejoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka arrestuar personin M.S i cili ushtronte pozitën e shefit të divizionit të financave dhe buxhet në AKPM. I njëjti dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin e paraparë për udhëtimet jashtë vendit duke bërë tërheqje të këtij buxheti kinse për udhëtime zyrtare, por të cilat thuhet se nuk kanë ndodhur fare.
I dyshuari këto keqpërdorime i ka bërë gjatë vitit 2017 ndërsa dyshohet të jenë keqpërdorur 130 mijë euro. Personi i dyshuar është dërguar me aktvendim të prokurorit në ndalim prej 48 orësh. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit”.
Sipas raportimit të Indeksonline, mësohet se shpejt pritet arrestimi edhe i zyrtarëve të tjerë të cilët dyshohen se kanë bërë keqpërdorime të ndryshme në detyrat zyrtare dhe korrupsion./ Gazeta Shneta