I riu me inicialet E.K. 23-vjeçar që u plagos sonte në mbrëmje në Mitrovicë ka ndërruar jetë.
Lajmi është konfirmuar nga burime të Gazeta Shneta në klinikën e Emergjencës në QKUK.
“Ai ka ardhur pa shenja jete në Emergjencë. Kemi bërë të pamundurën por ai kishte ndërruar jetë nga plagët e marra”, ka deklaruar ky burim.
Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti e ka konfirmuar incidentin për lajmi.net, duke shtuar se në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një armë.
“Po është raportuar për të shtëna në një lokal dyshohet për një person të plagosur. Policia është në vendin e ngjarjes dhe është gjetur një armë zjarri. Kjo është ajo qka mund të konfirmojë”, ka thënë Zahiti. /Gazeta Shneta/