Administria e presidentit amerikan, Donald Trump, ka filluar zyrtarisht procedurat për largim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Trump zyrtarisht ka informuar kongresin amerikan dhe Kombet e Bashkuara për vendimin e tij, edhe pse SHBA’së proceduralisht i duhen një vit për t’u larguar nga OBSH’ja, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo sipas një vendimi nga viti 1948, ku thuhet se SHBA është vendi i vetëm në botë me të drejtën e largimit nga OBSH, por me paralajmërim një vit më herët.
Ndryshe, Trump ka kritikuar krerët e OBSH’së për rënie nën ndikimin e presionit të Kinës në fillet e pandemisë COVID-19. Sipas presidentit amerikan, Kina ka arritur të bindë menaxhmetin aktual të OBSH’së për të mos treguar të vërtetat e COVID-19 në fillimet e virusit.
SHBA’ja është financuesja kryesore e OBSH’së, duke e përbërë rreth 15 % të buxhetit total. Shteti amerikan investon rreth 400 milionë dollarë në vit në këtë organizatë.
Sipas Trump, këto mjete do të dhurohen për organizata të tjera bamirëse që merren me pandemi. /Gazeta Shneta/