A jeni duke vepruar njejtë me mënyrën e aplikimit të lajnerit për sy siç keni bërë në kohërat e shkollës së mesme? E pra, shanset janë që jeni duke vepruar gabimisht. Shumica e femrave shkojnë shkojnë jashtë kufijve të formimit të vijës dhe përfundojnë me një pamje aspak tërheqëse. Ose vizatojnë njëkohësisht vijën në brendësi të syrit poshtë, gjë që mund t’i bëjë sytë e tyre të duken shumë më të vegjël.
Kjo mënyrë e bën aplikimin e grimit shumë të ngarkuar dhe aspak joshëse. Asnjëherë mos kapni lëkurën dhe mos e tërhiqni përderisa vizatoni me lajner, sepse për shkak të lëkurës së butë rreth syve, vija mund të tërhiqet ndryshe nga forma natyrale e syrit.
E pra, atëherë si duhet bërë aplikimi i lajnerit për sy? Mënyra më e lehtë për të aplikuar është me anë të një brushe. Mund të përdorni ose formulë me bazë xheli ose brushë të hijëzimit të syve. Filoni me skajet e brendshme të syrit dhe vizatoni një vijë në qendër të kapakut tuaj. Më pas, riaplikoni brushën dhe filloni nga këndi i jashtëm, duke lidhur dy linjat në mes. Kjo metodë poashtu funksionon edhe me lajner në formë lapsi, vetëm sigurohuni që të përdorni ndonjë formulë më të butë nga brende të ndryshme që janë në dispozicion.
Me lajner për sy, mos harroni se sa më pak të aplikoni aq më mirë do të dukeni. Jo të gjithë duken mirë me lajner edhe sipër edhe poshtë syrit. Mundohuni të vizatoni vijë vetëm në pjesën e sipërme, gjë që jep efekt të syve më të gjerë. Eksperimentoni mënyrat që duken më të mira për ju./femra.net/