Zbokthi mund të shkaktohet nga gjëra të ndryshme: një gjendje shëndetësore e lëkurës, thatësia e kokës, infeksioni fungal, e shumë faktorë të tjerë.
Pa marrë parasysh se nga çfarë shkaktohet, zbokthi është i bezdisshëm dhe jo i këndshëm, sidomos nëse jeni veshur me të zeza, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithsesi, ekzistojnë shumë përbërës natyral shtëpiak me të cilët mund ta trajtoni këtë gjendje të kokës.
Uthulli i mollës
Për të sulmuar kërpudhat dhe bakteret që mund të rriten në lëkurën tuaj të kokës, ndryshoni balancën e pH-së të kokës përmes uthullës së mollës.
Instruksionet:
Përzieni një pjesë të uthullës me tri pjesë ujë, më pas zbatojeni në kokë para një dushi 15-minutësh dhe shpëlajeni në fund. Përsëriteni dy herë në javë derisa zbokth juaj të zhduket.
Vaji i kokosit
Rreth një orë përpara se të keni bërë dush, masazhoni 5 lugë çaji të vajit të kokosit në kokën tuaj.
Aspirinë
Përbërësi aktiv i aspirinit, acidi salicilik, është përbërës kryesor në shampot e shtrenjtë kundër zbokthit. Në vend se të shpenzoni para, shtypni dy aspirina deri sa të grimcohen, e më pastaj përzieni me shampon tuaj të rregullt./Gazeta Shneta/