Ekspozimi ndaj niveleve mjedisore të triklokarban-it (TCC) gjatë shtatëzanisë mund të jetë akt i rrezikshëm për foshnjat në mitër.
Ekspozimi ndaj niveleve mjedisore të triklokarban-it (TCC), një kimikat antibakterial i zakonshëm në produktet e kujdesit personal si sapunët dhe kremrat, si dhe në fushën mjekësore, gjatë shtatëzanisë mund të jetë e keqe për foshnjat në mitër, sugjerojnë kërkime të reja.
Rezultatet e botuara në revistën PLOS ONE treguan se ekspozimi ndaj TCC mund të transferohet nga nëna tek pasardhësit dhe të ndërhyjë në metabolizmin e lipideve, transmeton Gazeta Shneta.
“Ekspozimi ndaj TCC gjatë zhvillimit mund të përbëjë një rrezik serioz shëndetësor ndaj embrionit dhe fetusit në zhvillim, pasi ata janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve në nivelet e hormoneve, gjë që mund të rezultojë në ndryshime që shpesh janë të pakthyeshme”, shtoi ai./Gazeta Shneta/