Asnjë femër në botë nuk ka qejf t’i shoh simptomet paralajmëruese të plakjes, njëra prej të cilave janë edhe flokët e thinjura.
Meqenëse, femrat kalojnë orë të tëra gjatë ditëve të javës duke rregulluar flokët, ato nuk parapëlqejnë të përjetojnë një ndryshim të tillë.
Ekzistojnë një numër i madh i produkteve në markete, të cilat mund të bëjn zgjidhjen e këtyre problemeve, por prapë se prape, ndikimi i tyre është i përkohëshëm, dhe kanë një mori të efekteve anësore në organizëm.
Duhet ta keni parasysh se flokët e sbardhura mund të shkaktohen nga zgjedhjet jo të duhura të ushqimit, dhe mund të jenë reflektim i gjendjes së brendshme shëndetësore, ndër të tjera. Siç janë ndryshimet hormonale, çrregullimet e gjëndrave tiroide, pirja e duhanit, produktet kemikale të flokëve, stresi, ftohja kronike, etj.
Megjithatë, fatmirësisht ekziston një mënyrë për të mirëmbajtur shëndetin dhe njëkohësisht të eleminon këto fije të sbardhura flokësh.
Ja receta:
Kombinimi i lëngut të limonit dhe vajit të kokosit
Përzijini derisa të fitoni një masë homogjene të vajin organik të kokosit me sasi të mjaftueshme për gjatësinë e flokëve tuaja, dhe lëngun e limonit ( 3 lugë të vogla çajit ).
Pas kësaj shtrijeni masën përgjatë flokëve tuaja, duke i bërë masazh, dhe lëreni të qëndroj për të paktën 1 orë. Pastaj, shpëlajeni flokët me ujë të ngrohtë.
Këtë maskë mund ta praktikoni një herë në javë. /Gazeta Shneta/