Infeksionet fungale mund të shfaqen kudo në trup. Ky infeksion i tillë ndodh kur kërpudhat shfaqen në trup ose e sulmojnë ato, më së shumti në gishta të këmbëve, të duarve apo ndër mish të thonjve.
Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, infeksionet e kërpudhave sulmojnë gishtat e këmbëve më së shumti kur këmbët janë të izoluara gjithmonë në këpucë dhe në një mjedis të ngrohtë, të mbyllur hermetikisht e cila e bën një ambient të përsosur për kërpudhat, transmeton Gazeta Shneta.
Në një person të shëndetshëm, infeksioni i kërpudhave tek thonjtë nuk do të krijojë komplikime. Por, përndryshe ato shkaktojnë kruarje, prishin pamjen e thonjëve dhe zhvillimin normal të tyre, e cila natyrisht i bezdis të gjithë.
Për fat të mirë, ne kemi recetën e cila i hekë qafe ato njëherë e përgjithmonë, të cilën do ta mësoni në vijim.
Përbërësit:
- 4-5 lugë çaji sodë buke
- një filxhan uthull molle
- ujë
- letra higjienike
Udhëzimet:
Përzieni filxhanin ku keni vendosur uthullën e mollës së bashku me ujë. Fërkojeni këmbën 15 minuta në atë përzierje dhe thani ato me peshqir. Në ujë, shtoni disa lugë sodë buke, me qëllim që t’i fërkoni pas 15 minutash. Sërish, fërkojini këmbët tek ajo përzierje dhe thani mirë./Gazeta Shneta/