Larja e dhëmbëve tek foshnjat: Kur duhet t’ia filloni dhe si t’ia pastroni ata

2018-04-07 në ora 17:37

Foshnjës do fillojnë t’i dalin dhëmbët pasi t’i ketë mbushur gjashtë muaj.

Larja e dhëmbëve është mënyra më e mirë për t’i mbajtur dhëmbët e foshnjës të shëndetshme. Kur duhet t’ia nisni t’i pastroni dhëmbët e tyre dhe si ta bëni një gjë të tillë? MomJunction ka përgjigje në disa nga pyetjet më të zakonta të nënave në lidhje me këtë, transmeton Gazeta Shneta.

Kur duhet filluar pastrimi i dhëmbëve tek bebet?

Mjekët pediatër rekomandojnë larjen e dhëmbëve tek bebet menjëherë pasi t’iu kenë shfaqur dhëmbët. Dhëmbët e parë zakonisht shfaqen në muajin e tetë.

Çfarë do iu nevojitet në larjen e dhëmbëve të foshnjës?

Juve do iu nevojiten gjërat e mëposhtme pëgjatë kësaj procedure:

1. Një furçë e dhëmbëve e butë
2. Pastë dhëmbësh me fluroide

Si t’ia pastroni dhëmbët foshnjës?

1. Uluni në një divan ose krevat me kokën e fëmijës suaj në prehër. Sigurohuni që të ketë ndriçim të përshtatshëm në mënyrë që ju të mund të shihni brenda gojës së tyre.

2. Merrni një peshqir të pastër dhe të butë të zhytur në ujë të pijshëm dhe aplikojeni atë mbi dhëmbët dhe mishrat e foshnjës. Ndihmon në zbutjen e mishit të dhëmbëve dhe gjithashtu pastron mbeturinat e ushqimit. Ju gjithashtu mund të përdorni faculeta dentare në vend të një peshqiri.

3. Aplikoni pastë dhëmbësh me madhësi të kokrrës në furçën e dhëmbëve të foshnjës dhe butësisht fërkojani dhëmbët dhe mishrat për një minutë. Bakteret mund të jenë në mes të mishrave të dhëmbëve, prandaj është e rëndësishme edhe pastrimi i tyre.

4. Pasi t’ia lani, pastrojani butësisht gjuhën. Një shtresë e ngurtë e qumështit mund të ngrihet në gjuhë, ndërkaq pastrimi mund të ndihmojë në parandalimin e baktereve nga mbajtja në të.

5. Shpëlajeni tërësisht furçë dhëmbësh dhe lënë atë të thatë, mundësisht nën rrezet e diellit. Nuk ka nevojë të shpëlarësh gojën e foshnjës me ujë pasi që sasia e pastës së dhëmbëve është shumë e vogël në aplikim./Gazeta Shneta/