Ministri Rifat Latifi ka paralajmëruar rikthimin e shërbimit të invazivës në Klinikën e Kardiologjisë.
Në një intervistë në emisionin Desku në KTV, Latifi është pyetur për konfliktin e hershëm në mes të kardiologëve në QKUK për shërbimet në dy klinika të ndara, transmeton Gazeta Shneta.
Latifi ka thënë se nuk do të lejoj të vazhdohet tutje me problemet e vjetra dhe ka paralajmëruar ribashkimin e shërbimeve në klinikën e Kardiologjisë.
“Nuk mundemi me vazhdu me probleme të kaluara, kjo do të zgjidhet shumë shpejt. Do ta bëjmë atë që e bën gjithë bota. Kardiologjia është në një vend me seksione të ndara për kardiologji invasive, elektrofiziologji”, ka thënë Latifi.
Kujtojmë se shërbimi i invazivës ishte hequr nga Klinika e Kardiologjisë dhe ishte vendosur në Shërbimin klinik të Kardiokirurgjisë në vitin 2018.
Megjithatë vitin e kaluar Bordi i SHSKUK-së ka përgatitur ndryshimet në Statut për ta rikthyer sërish shërbimin në Kardiologji, por Statuti me ndryshime ende nuk është nënshkruar nga ministri. /Gazeta Shneta/