Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se gjendja e Isa Mustafës është stabile dhe se së shpejti do t’i kthehet punës dhe aktiviteteve politike.
“Me qëllim të informimit të opinionit publik, ju njoftojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, akademik Isa Mustafa, këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore. Gjendja e kryetarit Mustafa është stabile e në përmirësim të vazhdueshëm, dhe shumë shpejt pritet rikuperimi i plotë e rikthimi në kryerjen e detyrave akademike dhe politike”, thuhej në njoftimin e tyre./Gazeta Express/