Të qenit nusja e këngëtares me famë, Shyhrete Behluli, do të thotë se je e ndjekur nga shumë fansa.
Kështu po ndodh me Learta Jakupin, e cila kohë më parë u martua me djalin e këngëtares së famshme kosovare.
Por, Learta nuk po e ka problem një gjë të tillë. Madje, ajo vazhdimisht po poston fotografi të saj dhe familjes për t’i mbajtur të informuar të gjithë ata që e ndjekin në rrjetet sociale.
Së fundmi, Learta e ka publikuar një fotografi të bukur të saj bashkë me djalin, njëherësh nipin e Shyhretes. Në këtë foto, Learta sikruse edhe djali shihen të veshur mjaft me stil, duke marrë kësisoj shumë pëlqime.
Learta është këngëtare e muzikës klasike, ndër më të mirat në vend. Ajo po ashtu ka një dyqan veshjesh elegante të suksesshëm.