Ditët e festave të fundvitit po vijnë dhe bashkë me to edhe pesë ‘engjëj kanë zbritur në tokë’.
Janë pesë djem që kanë lindur në Spitalin ‘Lindja’ në Prishtinë dhe festat s’kanë si të jenë më të bukura për këto pesë familje.
Leka, Mali, Deoni, Gega dhe Erosi kanë ardhur në jetë gjatë ditës së djeshme. Ata do të jenë bashkë me nënat e tyre në ndrrimin e moteve.
Ndërsa para dy ditësh në këtë spital kanë lindur edhe fëmijët me emrat Jorix dhe Tara. /Gazeta Shneta/