Lejleku i QKUK-së: Dy nëna kanë lindur binjakë më 28 nëntor

2018-11-29 në ora 08:45

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë ditës së djeshme kanë kryer lindjen 20 nëna.

Dy prej tyre kanë sjellë në jetë fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.

Në raportin e klinikës janë regjistruar 12 vajza dhe tetë djem.

Gjinekologët kanë kryer 4 operacione cezariane, ndërkaq 10 gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/