Lejleku i QKUK-së: Sa nëna kanë lindur bebet në Gjinekologji

2018-10-11 në ora 08:24

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë ditës së djeshme kanë lindur bebet 30 nëna.

Një prej tyre ka sjellë në jetë fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.

Në raportin e klinikës janë regjistruar 16 foshnje vajza dhe 15 djem.

Mjekët e Gjinekologjisë kanë kryer 20 operacione cezariane, ndërkaq 13 gra kanë lindur për herë të parë. /Gazeta Shneta/