Lemza te bebet, si ta eliminoni

2017-06-23 në ora 17:57

Lemza te të porsalindurit mund të shfaqet në çdo moment, në qoftë se bebja thith ajër apo nëse ndodh të kthejë ushqimin nga kapërcelli (ezofagu) dhe goja.

Megjithatë nëse shikoni që fëmija juaj ngacmohet shpesh nga lemza, atëherë mund të ndiqni këto këshilla të thjeshta për të larguar këtë problem:

Gjatë ngrënies mbajeni fëmijën ulur drejt. Kjo parandalon lemzën pas ngrënies, pasi lëshon ajrin që bebja mund të ketë gëlltitur gjatë ngrënies. Mbajeni fëmijën tuaj mbi shpatullën tuaj dhe goditeni lehtë në kurriz derisa të gromësijë.

Kontrolloni biberonin. Kur e mbani atë kokëposhtë, qumështi duhet të dalë i pandërprerë dhe jo me pika. Zgjidhni një shishe që të nxjerrë sa më pak ajër.

Ushqejeni me kafshata te vogla. Të dyja rastet, qoftë shumë ushqim, qoftë pak, shkakton lemzën. Lëreni fëmijën të ndalojë së ngrëni kur të ndihet i ngopur; asnjëherë mos sforconi ngrënien.

Çojeni fëmijën tuaj tek pediatri nëse ka lemzë të vazhdueshme të shoqëruar me kollë dhe të vjella.