Lëndimi në stomak gjatë shtatzënisë, a mund të shkaktojë abort? – Ja cila është e vërteta

2021-02-21 në ora 16:27

Lëndimet e ndryshme edhe gjatë periudhës së shtatzënisë nuk bëjnë përjashtime.Mirëpo, një goditje në stomak mund t’ju shqetësoj dhe të krijoni mendime rreth abortit.

Pavarësisht lëndimit apo goditjes, qoftë në mënyrë aksidentale, është tejet e rëndësishme që të kuptoni rreth shëndetit tuaj dhe të foshnjes shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

A mund të përjetojë lëndimin edhe foshnja?!

Në tremujorin e parë dhe në fillimin e tremujorit të dytë, mitra është plotësisht e mbrojtur nga legeni dhe kockat e legenit.

Ndërkohë, pas tremujorit të parë, atëherë kur mitra juaj fillon të bëjë presion mbi legen, foshnja juaj vazhdon të mbrohet nga mitra dhe lëngu amniotik, që vepron si jastëk dhe siguron thithjen e shokut.

Pra, zakonisht nuk është dëmtim i drejtpërdrejt i foshnjes suaj.

Shqetësimi më i madh qëndron atëherë kur dëmtohet placenta, e cila më pas mund të prek foshnjen tuaj.Rreziku është që një traumë mund të shkaktojë shkëputjen e placentës.

Sidoqoftë, pavarësisht situatës, është e rëndësishme që të kontaktoni mjekun tuaj./GazetaShneta/