Natyra ka krijuar një sistem të mrekullueshëm për zhvillimin e bebes në barkun e nënës.
Lëngu amniotik që e rrethon foshnjën mundëson që ajo të lëvizë krahët, këmbët dhe të rrokulliset, transmeton Gazeta Shneta.
Veç kësaj, lëngu ia mundëson foshnjës në barkun e nënës që të lëvizë varësisht nga pozicionet e nënës.
Nëna nuk ka arsye të shqetësohet kur kërruset ose përkulet, nëse do ta lëndoj beben apo jo.
Ndërsa fëmija juaj zhvillohet, për ju sigurisht se do të jetë më e vështirë të përkuleni.
Kërrusja ose përkulja është e mundur deri në javën e 23-të, dhe pas kësaj jave foshnja do të rritet dhe do të jetë e pamundur fizikisht.
Prandaj është më mirë të praktikoni uljen në gjunjë sesa të përkuleni. Kjo do të mbrojë shpinën dhe do të forcojë këmbët tuaja. /Gazeta Shneta/