Letra e një amvise që shokoi gratë

2017-05-23 në ora 07:55

“Tërë jeta më shkoi duke pastruar shtëpinë se mos më vinte dikush” këto ishin fjalët e para të letrës së një gruaje e cila kohën e kaloi vetëm në shtëpinë e saj duke pastruar, e në fund tregoi edhe se çka fitoi nga ajo gjë, shkruan revista Kosovarja.

“Pastroja si e çmendur, si të kisha ndonjë sëmundje. Burri im një ditë më tha diçka që u habita, më tha të mos e pastroja tavolinën një javë, por nuk e dija pse. Pas një jave, pluhuri e kishte mbuluar drurin, ndërsa ai kur u kthye nga puna, vizatoi një zemër dhe e shkroi aty “të dua” .

 Të dashura mikesha amvisa, shtëpia është ajo ku në tavolinën përplot pluhur shprehet dashuria dhe bëhet një shtëpi e ngrohtë. Në kohën kur unë pastroja me mendimin se mos do më vinte dikush, njerëzit kishin dalë të kënaqeshin, ndërsa unë humbja kohën duke pritur që të jetë gjithçka në rregull vetëm e vetëm të mos paragjykohem. Pastroni aq sa ju e ndjeni nevojën e pastrimit, jo për ata që do vijnë të shohin se a është pastruar apo jo. Kush dëshiron të të shohë ty, nuk do t’ua vërë mendjen gjërave të tilla” kishte mbyllur ajo.