Lidhja mes nënës dhe bebes është me të vërtetë e jashtëzakonshme!
Derisa janë në bark, bebet fillojnë të mësojnë gjuhën e nënës së tyre. Ato fillojnë të njohin fjalë të ndryshme dhe pasi të linden, ato akoma do të mbajnë mend disa prej këtyre fjalëve, përcjell Gazeta Shneta.
Fetuset gjithashtu mund t’i përgjigjen prekjeve të nënës, duke përdorur lëvizjet si mënyrë e komunikimit.
Por, lidhja përhapet edhe më shumë sesa gjuha dhe komunikimi.
Kur zemra e nënës është e dëmtuar, qelizat që rrjedhin nga fetusi migrojnë në vendin e dëmtuar dhe e rregullojnë dëmin.
Bebet e gjinisë mashkullore lënë shenja në ADN-në e trurit të nënave të tyre, që e ndihmon nënën nga sëmundja e Alzheimerit, përcjell Gazeta Shneta.
Hormonet dhe setroidet natyrale të prodhuara gjatë shtatzënisë, që ndihmojnë beben të rritet, mund të shërojnë nënën përkohësisht nga disa sëmundje kronike, duke përfshirë edhe gjendjen e lëkurës të njohur si ‘Psoriosa’.
Sistemi imunitar i nënës gjithashtu rritet gjatë shtatzënisë, gjë që i ndihmon nënat që vuajnë nga sëmundje auto-imune, si artriti, disa skleroza dhe lupus.
Antitrupat shkojnë nga nëna tek fëmijët me anë të placentës ose gjidhënies, gjë që e rrit sistemin imunitar të fëmijës para dhe pas lindjes dhe mbron bebet nga bakteriet vdekjeprurëse dhe viruset.
Nënat zhvillojnë shumë shqisën e nuhatjes gjatë shtatzënisë, gjë që bën si mekanizëm mbrojtës i trupit.
Truri i nënave që ushqejnë foshnjën me gji regon më shpejt kur fëmija qan dhe kjo është për shkak të niveleve të larta të hormonit të quajtur oksitocinë tek nënat, që forcon lidhjen mes nënave dhe bebeve./GazetaShneta