Një lift në ndërtesën ku gjenden Klinika e Emergjencës në QKUK, është i pasigurtë për stafin dhe pacientët.
Siç shihet në disa fotografi të dërguara nga një lexues në Gazeta Shneta, në katin e fundit të kësaj ndërtese janë duke u zhvilluar punime.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar edhe funksionimin e liftit në këtë kat, e që i njëjti është në gjendje të pasigurtë për stafin dhe pacientët.
Ashensorët në QKUK shpeshherë kanë qenë edhe të rrezikshëm.
Shumë herë ka ndodhur, kur vizitorët e madje edhe vetë stafi kanë rënë në gropat e liftit.
Edhe ky lift siç shihet në foto, mund të rrezikojë njerëzit që kalojnë nëpër të. /Gazeta Shneta/