Lind nëna nga Prishtina që ishte e sëmurë me koronavirus

2020-04-30 në ora 21:29

Nëna nga Prishtina që ishte e infektuar nga koronavirusi Covid-19, ka lindur fëmijën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Lajmi është konfirmuar nga Klinika për Gazetën Shneta, ku thuhet se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Pacientja ishte një nga personat e prekur me koronavirus në Prishtinë. Ajo tanimë është shëruar dhe ka rezultuar negative në Covid-19.

Kujtojmë se në Kosovë kanë qenë të prekur deri më tani katër gra shtatzëna nga koronavirusi dhe fatkeqsisht një prej tyre ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive së bashku me foshnjën. /Gazeta Shneta/