Lind i vdekur, shpresa e nënës e kthen në jetë! (Foto)

2017-04-29 në ora 20:33
Trisha Bell dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një fëmijë, për pak kohë, por dështoi, vazhdoi tentimi edhe për fëmijën e dytë, sërish me dështim, deri tek shtatzënia e shtatë.
Trisha u ndje shpirtërisht, mendërisht dhe emocionalisht e thyer, ajo ishte gati të hiqte dorë përgjithmonë.

Sidoqoftë, në çastin kur gjërat u dukën të pashpresa, ajo zbuloi se ishte shtatzënë sërish. Kjo shtatzëni ishte e përcjellur me frikën se do të humbte edhe fëmijën e saj të tetë.

Por, foshnjes nuk i rrihte zemra kur lindi, shkruan ntd, transmeton lajmi.net

Doktorët besonin se i kishte vdekur truri. Megjithkëtë, nëna e tij shpresonte dhe nuk pranonte të tërhiqte prizën nga djali i saj, Ezra.

10 muaj më vonë, Ezrah u lirua nga kujdesi intensiv dhe festoi ditëlindjen e parë. Tani, ai është i shëndetshëm dhe nëna e tij është shumë e lumtur për të.