Lindi fëmijë kur ishte 5-vjeç, pas kaq vitesh rrëfen të vërtetën shokuese (Foto)

2017-04-25 në ora 07:58

Lina Medina është një nga vajzat më të reja në moshë në të gjithë botën e cila është bërë nënë. Mjekët mendonin se në barkun e saj të stërmadh po rritej një tumor, por në fakt pas disa testeve u zbulua se vogëlushja ishte 5-muajshe shtatzënë.

Ngjarja ka ndodhur në Peru në vitin 1938, 80 vite më parë ndërkohë që ka dalë në dritë e vërteta e ngjarjes.

Policia mundi të zbulonte se ishte babai i saj, emri i të cilit nuk u bë kurrë i ditur, ai i cili e kishte lënë shtatzënë pasi e kishte përdhunuar.

Gerardo, lindi i shëndetshëm megjithëse mamaja e tij ishte vetëm 5 vjeç.

Ai e mori vesh që Linën e kishte nënë kur ishte vetëm 10 vjeç, pasi mendonte se ajo ishte motra e tij për shkak të diferencës të vogël në moshë.