Lindi vetëm 25 javësh dhe ishte e gjatë sa një dorë, por ja si duket kjo foshnje tani

2018-10-06 në ora 21:37

Jett Morris u lind vetëm 25 javësh pas një komplikimi në mitër dhe peshonte vetëm 1.4 kg.

Pas lindjes, vogëlushi vuante nga sëmundje kronike në mushkëri dhe verdhëz. Ai gjithashtu kishte dy vrima në zemër.

Jet filloi menjëherë të shërohet nga sëmundjet pasi po zhvillohej në mënyrë normale dhe pothuajse 3 javë para datës së caktuar u lejua të shkonte në shtëpi. Gjithashtu vrimat që kishte në zemër nuk do ta pengonin të kishte një jetë normale, sipas mjekëve.

Mjekët i kishin këshilluar abortin nënës së tij, por ajo nuk kishte pranuar aq thjeshtë dhe pas lindjes gjërat kishin ndryshuar. Edhe pse askush nuk besonte se Jett do të jetonte, ai i’a doli, transmeton lajmi.net

Tani Jett është në gjendje të mrekullueshme shëndetësore sikur të gjithë fëmijët e tjerë./Lajmi.net/