Sipas gjendjes aktuale, Franca ka bërë të obligueshme mbajtjen e maskave edhe gjatë procesit të lindjes.
Shumë nëna të cilat kanë lindur gjatë pandemisë kanë ndarë përvojën e tyre traumatike shkruan DailyMail, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Në momente të tilla si lindja, maska ishte e detyrueshme edhe për Maud, 30-vjeçare.
Ajo, sikur edhe shumë gra të tjera që lindën gjatë kësaj periudhe, kanë përjetuar ankth pasi ishte një përvojë dyfish më e vëshitrë.
Në fillim, ajo kundërshtonte mbajtjen e maskës, mirëpo mjekët e paralajmëruan se në rast të mos-mbajtjes së saj, procesin e lindjes do ishte e detyruar ta kryente vetë, pasi nuk spital nuk kishte ekip zëvendësues në rast të përhapjes së virusit.
Në një situatë të tillë, Maud zgjodhi ta mbante maskën për 12h dhe për këtë ajo e cilësoi si një ndër përvojat e saj më traumatike pasi nuk arrinte ta menaxhonte frymëmarrjen e saj.
Në fund, Maud u shpreh se gratë duhen të jenë mirëkuptuese me njëra-tjetrën pasi vuajtjet dhe traumat janë të njejta.
“Sot, nuk e di nëse do të isha e aftë psiqikisht të kisha një fëmijë të dytë duke pasur parasysh atë që kam kaluar”, u shpreh ajo.
Në lidhje me këtë, mjekët po sugjerojnë që të përdoren masa mbrojtëse të gradës së lartë, pasi gratë shtatzënë po përjetojnë ‘ankth të panevojshëm’./GazetaShneta/