Pavarësisht nga mënyra që planifikoni të lindni, nuk duhet përjashtuar mundësinë e një operacioni cezarian.
I papritur apo jo, ky operacion nuk duhet të jetë një eksperiencë vetëm negative, thotë kështu Dana Sullivan nga The Essential, transmeton Gazeta Shneta.
Kushtoni një kujdes të veçantë peshës suaj trupore para se të mendoni për operacion të tillë, për shkak se gratë me mbipeshë ka më shumë gjasa t’i nënshtrohen një lindje cezariane.
Shumë prej grave marrin edhe lëng boronice me vete, para operacionit cezarian, kjo për shkak të uljes së rrezikut për një infeksion në traktin urinar, transmeton Gazeta Shneta.
Mund të interesoheni më shumë rreth prerjes cezariane nga stafi mjekësor, në mënyrë që të mos shqetësoheni shumë.
Ndërsa pas lindjes, merrni të gjitha udhëzimet nga doktori në mënyrë që të shëroheni sa më shpejtë.
Po ashtu, rekomandohet të hani proteina të tilla si: arra, vezë, mish, fasule etj., po ashtu mos harroni perimet dhe frutat e ëmbla./Gazeta Shneta/