Kohëve të fundit shumë nëna po preferojnë lindjen cezariane dhe jo atë natyrale. Mirëpo studimet thonë se kjo ndikon në atashimin e foshnjës me nënën.
Kur nëna bën lindje natyrale, lidhja me fëmijën e sapolindur është më e fortë. Kjo është zbuluar nga një grup studiuesish i “Child Study Centre” në universitetin “Yale” të Konektikatit (SHBA).
Studimi është publikuar në revistën shkencore “Journal of Child Psychology and Psychiatry”. Studiuesit konstatojnë se femrat janë emocionalisht më të ndjeshme ndaj të qarave të fëmijës së lindur pa ndihmën e ndërhyrjes kirurgjikale. Ndërsa lindja me operacion redukton prodhimin e oksitocinës, një hormon që ndihmon për të forcuar lidhjen nënë-fëmijë.
Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kryen një studim te dymbëdhjetë nëna. Përmes analizave cerebrale, rezultoi se nënat që lindën me operacion ishin më pak të lidhura me fëmijët krahasuar me nënat që lindën vetë. Këto nëna, në momentin që dëgjuan të qarat e para të foshnjave, shfaqën shenja dashurie.