Sofie Kirk kishte lindur në ‘heshtje’ duke peshuar pak më shumë se 1.3 kg, derisa nëna e saj rrëfen momentin e lindjes së saj dhe përkujdesjen e mjekëve.
Vajza e vogël që ishte një motër e dëshirueshme për vëllezërit e saj më të mëdhenj, kishte vdekur tragjikisht në barkun e nënës së saj në javën e 35 të shtatzënisë.
‘Vajza ime lindi në heshtje’, tregon Maria, 39 vjeçare. Ajo vazhdon më tej duke thënë se gjithçka ishte e përkryer vetëm se ajo nuk bënte zë.
Çifti i kaloi 48 orë me vajzën e tyre të porsalindur, para se ta përcillnin për në varreza.
Edhe pse asaj i kishin thënë se foshnja kishte vdekur, nëna tregon se nuk ishte e përgatitur as ajo dhe madje as burri i saj, shkruan Mirror Online, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa nëna apelon tek mjekët që të bëhen sa më shumë skanime të bebes në bark, në mënyrë që të parandalohet kjo gjë./Gazeta Shneta/