Syzet e realitetit virtual (Virtual Reality) janë duke u përdorur në spitalet e Uellsit për t’i ndihmuar gratë të relaksohen gjatë kohës që janë duke lindur.
Kshtuqë në vend se të shikosh ambientin e spitalit mund të mendosh që je në plazh ose duke shikuar yjet në një natë të qetë, transmeton Gazeta Shneta.
Hannah Lelii, gruaja e parë që provoi lindjen përmes syzeve të realitetit virtual tregoi se kjo teknikë ishte shumë e dobishme. Por, sipas saj, duke përdorur këto syze mendon që nuk je sa duhet prezente por je në një botë tjetër duke provuar diçka tjetër.
Kjo teknologji po përdoret për të larguar dhe ndihmuar me dhimbjet gjatë lindjes dhe po përdoret për të gjitha fazat e lindjes.
Lelii tregon se kur pa dhe ndjeu ujin e plazhës dhe plazhën ishte mjaft relaksuese për të dhe harroi se ishte në spital duke lindur një fëmijë.
Ideatorët e kësaj ideje tregojnë se pavarësisht interesimit për t’i provuar duhet ende kohë sepse disa nëna dëshirojnë të shijojnë dhe të jenë prezente në çdo gjë që ndodhë gjatë kohes kur janë duke dhënë jetë./GazetaShneta/