Pavarësisht se janë të rralla, improvizimi i dhomës në një sallë lindjeje duhet të eliminohen krejtësisht. Kjo është ajo çfarë po kërkojnë mjekët.
Mjekët italianë kanë ngritur alarmin për shkak se edhe një shtatzëni pa ndonjë vështirësi shëndetësore, gjatë lindjes mund të sjell komplikime.
Një nënë që është në prag të lindjes duhet të ketë parasysh këto këshilla:
-Të njohë të gjitha rreziqet e lindjes në shtëpi.
-Të informohet për organizimin e një lindjeje në spital.
-Të ketë një strukturë spitalore lehtësisht të arritshme.
-Duhet të ketë marrë masa për transport të shpejtë për në spital, të cilin mund t’ja sigurojë edhe ekipi mjekësor.
-Të lajmërojë paraprakisht spitalin.
-Duhet të pyesë maminë për gjthçka për kohën kur do të largohet nga spitali.
-Duhet të kryejë domosdoshmërisht kontrollin rutinë edhe nëna edhe fmëija në orët që vijojnë pas lindjes./pernenat.al/