Lindjet vaginale dhe ushqyerja me gji zvogëlojnë numrin e alergjive dhe rasteve të reja të astmës tek fëmijët deri në moshën 18 vjeçe, sipas hulumtimeve të reja.
David Hill, doktor i Spitalit të Fëmijëve në Filadelfia, dhe kolegët e tij krahasuan regjistrimet e 158.422 fëmijëve për të parë se si metoda e lindjes dhe praktika e të ushqyerit ndikuan në numrin e kushteve alergjike të raportuara nga secili i ri gjatë një periudhe 18 vjeçare shkruan WebMd.
Ai paraqiti rezultatet nga studimi, duke analizuar ekzemën, alergjinë ushqimore, alergjitë e përgjitshme dhe astmën – në Kolegjin Amerikan të Alergjisë, Astmës & Imunologjisë 2019 në Houston.
Fëmijët e lindur në mënyrë vaginale kishin norma më të ulëta të një, dy, tre dhe katër kushteve alergjike thuhet në studim përcjell Gazeta Shneta.
“Përfitimet e lindjes vaginale ishin mjaft të gjera,” tha Hill.
Fëmijët që ishin vetëm me gji kishin një normë të zvogëluar të një, dy dhe tre kushteve alergjike.
“Gratë shtatzëna, veçanërisht ato me alergji duhet të jenë të vetëdijshëm që dieta e tyre gjatë shtatëzënësisë mund të ndikojë në shanset e fëmijës së tyre për të zhvilluar ekzemë ose alergji ushqimore”, tha autori David Fleischer. /Gazeta Shneta/