Koordinatorja për infermieri në QKUK Lirije Beqiri, ka deklaruar se koleget e saj në klinika e kanë menaxhuar mjaft mirë situatën me Covid-19, por sfidë për infermierët mbetet ligji për pagat.
“Neve na mungon ligji për infermier dhe ligji i pagave është pa tjetër sfidë e jona, pastaj edhe sfida të tjera shtesë, për shkak se ne si infermierë në përgatitjet shkollore që i kemi tash kërkojmë që të kemi specializime të profesionit tonë”, thotë ajo.
Beqiri thotë se pavarësisht rrezikut nga pandemia Covid-19, puna dhe angazhimi i infermiereve nuk ka munguar, derisa theksoi se janë lajmëruar edhe vullnetarë.
“Në raport me Covid-19, janë përgjigjur jashtëzakonisht mirë të gjithë infermierët, e them këtë me plotë të drejtë për shkak se numri shumë i madh i infermierëve, si në klinikën infektive dhe ato për rreth, në një farë forme janë paraqitur edhe vullnetarë me e kryer atë punë edhe pse ka qenë shumë e pa njohur për të gjithë neve edhe për të gjithë globin, është sëmundje e pa njohur mirëpo nuk kanë hezituar asnjëherë”, deklaroi ajo.
“Ligji i Punës aktualisht e llogarit vetëm ndërrimin e natës, ndërsa pagesa për kujdestari për infermierë bazohet në Ligjin e Pagave dhe në Kontratën Kolektive. Prandaj mungon edhe vlerësimi real për rrezikshmëri sipas specifikave dhe vendeve të punës. Bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë e infermiereve kërkoj te ata që hartojnë politika dhe vendimarrësit që të ngriten pagesa për punën e natës dhe për rrezikshmëri “, ka deklaruar Beqiri.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në Kosovapress.