Është liruar nga Klinika Infektiva shtetësja britanike e cila dyshohej se është infektuar nga koronavirusi.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar specialisti Dr. Valbon Krasniqi, i cili ka thënë se gjendja shëndetësore e saj është e mirë.
“Pacientja një fjalë është liruar gjatë ditës së diel nga Klinika Infektive. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Ka pasur një koll dhe ftohje të lehtë. Por gjendjen e ka stabile. Ju e dini se ishin dyshimet për coronë, por pas analizave tek kjo paciente, rezultati, rezultoi të jetë negativ”, ka thënë Krasniqi për Express.
Kujtojmë se gruaja ishte paraqitur të shtunën në Spitalin e Gjilanit me ethe dhe kollë të lehtë dhe me dyshimin se është prekur nga koronavirusi pasi kishte qëndruar në një qendër skijimi në Francë ku ishin diagnostikuar me këtë sëmundje disa persona.
Më pas ajo ishte referuar për në QKUK ku iu bënë analizat nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ku rezultoi negative.
Për rastin e saj para se të merrej rezultati i analizave u mbajt edhe një konferencë e jashtëzakonshme nga ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia, drejtori i IKSHP-së Dr. Naser Ramadani dhe drejtoresha e Infektives Dr. Lindita Ajazi-Berisha. /Gazeta Shneta/