Lirohet nga Neonatologjia foshnja e së ndjerës Blerina Sejdiu

2018-01-10 në ora 16:44

Klinika e Neonatologjisë në QKUK ka liruar foshnjën pak më shumë se 1 muajshe të së ndjerës Blerina Sejdiu.

E ndjera vdiq pasi u hodh nga kati i katërt i Klinikës së Gjinekologjisë të premten e javës së kaluar, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka kontaktuar me zyrtarët e Klinikës së Neonatologjisë ku bëhet e ditur se foshnja tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar në shtëpi nga familja.

Nëna e ndjerë kishte lindur më 4 dhjetor të vitit të kaluar dhe pas komplikimeve gjatë operacionit cezarian, foshnja ishte dërguar në Neonatologji.

Aty ishte pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore me asfiksion perinatal.

Familjarët kishin deklaruar se e ndjera nuk ishte ndier mirë pas lindjes dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja e veprimit të saj që ia mori jetën. /Gazeta Shneta/