Koronavirusi i ri që ka sëmurë më shumë se 70,000 njerëz në Kinën Qendrore është duke u përhapur me shpejtësi në Korenë e Jugut, Iranin, Italinë, dhe tani kërcënon të lëvizë rreth globit si pandemi.
Përderisa nuk kemi ende një trajtim të testuar për virusin dhe pneumoninë që ai shkakton, ekzistojnë më shumë se 70 barna ose kombinime të tyre që vlejnë potencialisht, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH-së).
Këtu keni një listë të barnave premtuese që po testohen në vazhdimësi te personat e infektuar nga virusi Covid-19 përcjell Gazeta Shneta.
Bllokuesit viral
Remdesivir, antiviral me spektër të gjerë me veprim aktiv kundër viruseve, materiali gjenetik i të cilit është bërë me ARN, si koronavirusi.
Vaksinat
Ndoshta mbrojtja më e mirë në planin afatgjatë, është një vaksinë konvencionale edhe pse kjo e fundit ka pengesa të atilla që zakonisht duhen tre ose katër vjet për të arritur në treg.
Një kompani që po zhvillon një vaksinë të koronavirusit është Sanofi.
Qasja e tij është të prodhojë proteina të quajtura antigjene nga virusi; këto mund të injektohen në rrjedhën e gjakut, duke trajnuar sistemin imunitar të njerëzve për të njohur mikrobin.
Vaksinat e tipit “të shpejta”
Disa kompani po eksperimentojnë me lloje të reja të vaksinave që përfshijnë injektimin e fillesave të shkurtra të materialit gjenetik nga virusi direkt në trupat e njerëzve.
Në atë mënyrë, qelizat e tyre i bëjnë antigjenet virale. Megjithëse vaksinat e tilla nuk kanë patur sukses të madh në mjekësi, ato janë ndër varietetet më të shpejta për të krijuar prototipe të.
Barnat kundër HIV
Për të ndihmuar pacientët në shqetësime të rënda të frymëmarrjes nga virusi, mjekët në Kinë po japin përparësi barnave të miratuara tashmë për HIV.
Për shembull, në një spital në Shangai, u testua një kombinim të pilulave lopinavir dhe ritonavir në 52 pacient.
Klorokina
Sipas disa postimeve në mediat sociale, kura për koronavirus është e njohur tashmë, dhe është klorokina e vjetër – bari kundër malarjes.
Në fakt, kjo nuk është provuar. Por hasim me studimet të disponueshme në Kinë, ku është administruar kjo e fundit te pacientët me dozë 400 miligram në ditë – për pesë ditë rradhazi.
Poashtu, vlen të ceket se testet fillestare laboratorike sugjerojnë që ilaçi, i zbuluar në 1934, mund të jetë shumë efektiv. /Gazeta Shneta/