Mos përdor asnjëherë tamponë për sekrecionet e përditshme, pasi janë mbartëse të problemeve. Tamponët janë krijuar për të thithur dhe thithin çdo gjë që u del përpara. Muret e vaginës mund të humbasin hidratimin dhe problemi mund të përkeqësohet kur vagina, për të luftuar thatësinë, detyrohet të prodhojë më shumë sekrecione. Tamponët mund të irritojnë dhe të gërryejnë muret e vaginës. Çdo trup i jashtëm që futet në vaginë, sjell edhe baktere, është një situatë biologjikisht e papranueshme. Sikurse ndodh edhe me varësinë ndaj drogës, për të hequr dorë duhen disa javë ose muaj.
Por zona që mbulon gjenitalet e jashtme, duhet të vishet me pambuk në mënyrë që të lehtësohet frymëmarrja dhe të thithet lagështia. Fibrat sintetike janë hermetike, dhe jo shumë të këshillueshme për të qënë në kontakt të drejtpërdrejtë me vaginën.
Është provuar se temperatura në hyrjen e vaginës është më e lartë kur vesh fibra sintetike dhe në këtë mënyrë favorizon shfaqjen e mykut. Për më tepër, sipërfaqja e dëmtuara që krijohet nga ky material, shkakton gërvishtje dhe irritim.
Një tjetër detaj është përdorimi i pecetës ditore. Pecetat ditore janë të parehatshme dhe shkaktojnë irritim. Për më tepër, miliona peceta ditore që hidhen çdo ditë në plehra, nuk i bëjnë mirë Tokës. Edhe pse mund ta kenë shumë të qartë, gratë vazhdojnë të përdorin peceta ditore çdo ditë.