“National Electronic Injury Surveillance System” arrin të dokumentojë të gjitha rastet e njerëzve që pësojnë trupa të huaj dhe konfirmohen në spitale.
Së fundmi, kjo kompani ka lëshuar një raport me raste të dokumentuara të vitit 2016 për personat e paraqitur me trupa të huaj nën moshën 18-vjeç.
Në këto raste bie në sy një fëmij 23 muajsh që futi furçën e dhëmbëve në vesh, apo një 5 vjeçar të cilit i ngeci një korrektor në hundë, gjithashtu ishte dhe rasti i një fëmijë 20 muajsh i cili vulosi surin e tij me ngjitës të lëngshëm. Por rastet më të shpeshta deri tani janë ato të gëlltitjes së trupave të huaj.
Cilat janë objektet që gëlltiten më shpesh nga fëmijët?
Nga të dhënat që disponon NEISS prindërit duhet të bëjnë më shumë kujdes nga monellat dhe bateritë, por gjithashtu disa fëmijë kan gëlltitur kapakët e stilolapsave dhe orendi të vola për zbukurimin e tavolinës. Ndaj prindërit duhet të trgojnë kujdes të mos i lënë këto objekte të vogla aty ku fëmijët mund ti arrinë./pernenat.al/