Ajo është padyshim loja më e rrezikshme që ka qarkulluar ndonjëherë dhe qëllimi i saj është të fusë fëmijët në kurthin e saj që i shpie në vetëvrasje.
Dje në “Top Shoë”, eksperti kundër krimit kibernetik Artan Dashi tha se ekspertët e Interpol-it kanë paralajmëruar institucionet përgjegjëse shqiptare se edhe Shqipëria mund të jetë “tabelë qitjeje e kuratorëve të Balenës Blu”.
Kuratori është njeriu që kontakton me fëmijën përmes rrjeteve sociale- Facebook, Instagram, kudo- dhe i kërkon të luajë një lojë.
Që aty nis loja e torturave të njëpasnjëshme, si të presësh veten me thikë, të zgjohesh në orën 4:20 të mëngjesit për të parë videot e frikshme që të dërgon kuratori dhe sfida të tjera të dhimbshme që kuratori ia jep fëmijës për 50 ditë, deri në sfidën e fundit: të hidhet nga taraca e një pallati të lartë.
Por sipas psikologes së shkollave, Ornela Belba, në Shqipëri ka patur tashmë një rast të “Balenës Blu”.
Ajo tregoi se bëhet fjalë për një fëmijë të 9-vjeçares, që është kontaktuar nga një kurator dhe është përfshirë në lojë.
Por për fat të mirë, mamaja e pikasi atë në fazat e para, siç duket e informuar nga artikujt që po shkruhen kudo nëpër media. /albeu.com/