Këngëtarja kosovare në Gjermani, Loredana Zefi, për momentin është një nga personazhet më të dashura të publikut shqiptar.
Ajo u bë nënë në fund të vitit të kaluar, për herën e saj të parë, nga lidhja me këngëtarin e njohur, Mozzik.
Loredana i dha jetë një vajzë të bukur, të cilën e emëruan Hana. Madje, kësaj të fundit prindërit i hapën një llogari në rrjete sociale për t’ia postuar fotografitë dhe për ta njoftuar me publikun qysh tash.
Por, duket se mëmësia është një detyrë e vështirë për Loredanën. E angazhuar shumë edhe me koncerte dhe ngjarje muzikore, duket se ajo po vuan për gjumë.
Në fotografinë e fundit të postuar me Hanën, Loredana duket tejet e lodhur teksa mban në duar Hanën e vogël.
Edhe në një fotografi tjetër të postuar kohë më parë, ajo dukej me flokë të prishura dhe pa kujdes.