Shërbimi Spitalor Klinik Universitar në janar të këtij viti ka dhënë një kontratë për shërbime funerale për transport të kufomave në vlerë 133 mijë e 761 euro për kompaninë “Funerali SHPK”.
SHSKUK më 18 janar e ka përzgjedhur “Funeralin” si kompaninë më të përgjegjshme dhe me çmimin më të ulët për të kryer këto shërbime, shkruan Gazeta Shneta.
Por kundër dhënies së kësaj kontrate ka dal “Loti”. Kjo kompani po e kundërshton vendimin e SHSKUK-së duke e konsideruar edhe si diskriminues.
Në ankesën që kanë parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, përfaqësuesit e kompanisë “Loti” po konsiderojnë se SHSKUK ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit në nenet 7, 59 dhe 61.
“Loti” që ka konkurruar me çmim 88 mijë euro, ka deklaruar se i kanë plotësuar të gjitha specifikat e kërkuara nga autoriteti kontraktues.
Ankesa e kësaj kompanie në OSHP është ende në proces. Për këtë tender kanë konkurruar edhe tri kompani të tjera. /Gazeta Shneta/