Pavarësisht iniciativave për paqe që nga viti 2014, lufta po vazhdon në Jemen e fëmijët po vdesin nga uria.
Sigurimi i ushqimit në vend është bërë problem i madh, ku rreth dy milionë fëmijë vuajnë nga uria, transmeton lajmi.net.
BBC, ka vizituar një spital ku fëmijët janë duke u trajtuar, e kjo kryesisht nga mosushqyerja e nevojshme që duhet të kenë.
Ata janë të ligë, dhe vazhdojnë të kenë dhimbje të mëdha në tërë trupin.
Ky spital mezi arrin të furnizohet e të gjejë ilaçet e nevojshme, pasi kushtet janë tejet të rënda.
Gjysma e spitaleve në Jemen janë mbyllur për arsye të luftës që po ndodh atje.