Trajtimet e zakonshme të flokëve në sallone bukurie mund të rrisin në mënyrë drastike rrezikun e kancerit të gjirit, sugjeron një studim.
Studiuesit në Universitetin Rutgers zbuluan se kishte një rritje alarmante në rrezikun e zhvillimit të sëmundjes kur disa gra përdorën ngjyrën e flokëve të errët dhe relaksuesit kimikë raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Gratë me ngjyrë të zezë të lëkurës, që lyenin flokët me bojëra flokësh kishin një rritje prej 51 për qind në rrezik, ndërsa gratë me ngjyrë të bardhë të lëkurës kishin një rritje prej 74 për qind rreziku të kancerit të gjirit.
Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se ka pasur një lidhje midis trajtimeve të ashpra të flokëve dhe kancerit të gjirit.
Tani ekspertët janë duke përdorur këto gjetje për të hetuar më tej rrezikun e përdorimit të produkteve kimike në trup.
Studimi u krye nga studiuesit e Shkollës Rutgers të Shëndetit Publik dhe Instituti i Kancerit të Rudgers, në New Jersey./Gazeta Shneta/