Viruset janë të pranishme gjithandej sidomos tek popullata që janë seksualisht aktive dhe si pasojë e kësaj jo numër i vogël i njerzëve marrin lytha.
Ato janë të formave dhe madhësive të ndryshme, derisa simptomat përfshijnë:
Ato paraqiten në vulvë, muret e vaginës, perineum, anus si dhe në qafën e mitrës. Por kujdes, këto mund të zhvillohen edhe në gojë apo fyt, sidomos nëse keni pasur seks oral.
Shkaktarët janë të ndryshëm por zakonisht ‘fajësohet’ HPV(Human Papillomavirus), dhe paraiqten nga lloje të ndryshme e përpahen tek të gjithë me anë të marrëdhënieve seksuale.
Komplikimet përfshijnë: Kancer, sidomos me kancerin e qafës së mitrës pastaj problemet që shkaktojnë probleme të mëdha gjatë shtatzënisë.
Nëse arrini t’i shihni me sy të lirë këto lytha atëherë aplikimi i acidit acetik shkakton zbardhjen e sipërfaqes së tyre, në këto raste duhet të kryhet Pap testi i cili është shumë me rëndësi të kryhet rregullisht, sidomos nëse jeni mbi 30 vjeç.
Nëse këto lytha nuk ju shkaktojnë ndonjë problem atëherë nuk kanë nevojë për trajtim, në raste të tjera duhet trajtuar sa më shpejtë. Por këtë infeksion mund ta parandaloni duke përdorur rregullisht prezervativë./Shëndeti/
– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.