Pa dyshim që kafshët janë më inteligjent se sa që disa njerëz mendojnë, sidomos kjo mace.
Një mace shtatzënë në një provincë të Turqisë ishte duke mjaulluar dhe duke kërkuar ndihmë nga një spital pasi që dhembjet e lindjes i ishin duke ju rritur shumë e më shumë.
Sipas mediave turke, macja kishte probleme për lindjen e koteleve të saj dhe për këtë arsye kishte ardhur afër spitalit për të kërkuar ndihmë.
“Kur e pranuam macen në spital, ajo ishte në gjendje të rëndë dhe kishte shumë dhembje, transmeton Gazeta Metro. Për shkak se koha për të lindur i kishte kaluar, është dashur që ta operojmë në mënyrën cezariane” u shpreh veterinari që e operoi macen.
Ai gjithashtu tha se operacioni ishte i suksesshëm, dhe se macja tash i ka 4 kotele të vogla. “Ajo do të mbetet nën përkujdesjen tonë deri sa të marrë veten dhe deri sa të gjejmë një shtëpi adekuate për të dhe 4 kotelet e saj, u shpreh veterinari.